Procesi i provimit të specializantëve Komisioni i Shëndetësisë: Transparent

Shqipëria

Procesi i provimit të specializantëve Komisioni i Shëndetësisë: Transparent

Më: 26 janar 2015 Në ora: 23:05

“Trasparaenca” ka qënë kryefjala gjatë diskutime të Komisionit të Shëndetësisë ditën e sotme, për procesin e konkurrimit të aplikantëve për specializantë në mjekësisë.

Si mazhoranca ashtu edhe opozita pavarësisht vërejtjeve teknike për këtë proces e kanë cilësuar atë si trasparent. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla kanë sjellë përpara këtij komisioni të gjithë punën e bërë për realizimin e këtij procesi si dhe ju janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Pikëpyetje për ish-ministrin e Shëndetësisë Vangjel Tavo ka qenë përcaktimi i mesatares për aplikatët si dhe metoda meritë-preferencë.Nikolla gjatë fjalës së saj tha se nëse ka prova për parregullsi në këtë proces është e gatshme që të largohet nga detyra e saj.

“Procesi ishte transparent, realizohet për herë të parë. Ka arritur të largojë nepotizmin dhe korrupsionin. Në Qendrën Kombëtare të Provimeve ka patur zero ankimime. Intervista me gojë u la në fillim, për të mos ndikuar në rezultatin përfundimtar. Pretendimi se në proces janë përfshirë kandidat pa specializimin përkatës i pavërtetë. Janë pranuar të gjitha dokumentet. Nëse ju si komision provoni të kundërtën, atëherë unë largohem e turpëruar nga detyra ime si ministre. Për te bërë transparent procesin, 5 mijë pyetjet kanë qenë të publikuara në faqen online të Fakultetit të Mjekësisë.”- tha ministrja Nikolla.

Pikëpyetje për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka qenë përcaktimi i mesatares për aplikantët si dhe metoda meritë-preferencë.
Albina Dede deputete e PD e ka parë gjatë gjithë kohës me sy skeptik këtë proces, dhe mungesën e një dokumenti në dosjen e paraqitur në komision për ndryshimin e rregullores për nivelin e gjuhës së huaj e quajti “mashtrim”.

Ministria Nikolla e quajti këtë proces si më të arririn edhe pse pati rreth 46 anikimime nga apliakntë , ku të gjitha janë marrë në shqyrtim. Diskutimet për këtë proces u përmbyllën me kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova që kërkoi që opozitës t’i vihet në dispozicion një përmbledhje e të gjitha ankimeve dhe përgjigjeve që ju kanë dhënë aplikantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat