Kontrolle për cilësinë e naftës në kryeqytet

Shqipëria

Kontrolle për cilësinë e naftës në kryeqytet

Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:50

Inspektorati Qendror Teknik ka zhvilluar sot disa kontrolle rutinë në Tiranë për cilësinë e karburanteve që përdorin konsumatorët shqiptarë për automjetet e tyre.

Këto inspektime janë ndjekur nga afër nga vetë drejtoresha e IQT-së, Ejana Xhixha. Xhixha tha se vetëm në vitin 2014 janë gjobitur 281 subjekte karburantesh, nga të cilat 220 prej tyre kanë pasur probleme me cilësinë dhe 61 pika karburantesh nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur.

“Gjatë vitit 2014 janë penalizuar 281 subjekte, gjithashtu janë propozuar 39 raste për pezullim license, 4 prej të cilave janë revokuar përfundimisht ndërsa 35 prej tyre në momentin e përmbushjes të kërkesave të lëna gjatë akteve të inspektimit dhe pezullimit 90 ditor që ligji parashikon, janë rikthyer në funksionin e tyre tregtar”, u shpreh drejtoresha Xhixha.

Ajo u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të bashkëpunojnë me IQT-në, për të denoncuar çdo rast abuziv me cilësinë e karburanteve, duke treguar emrin e kompanisë përkatëse dhe vendndodhjen e pikës së karburantit.

Është pikërisht cilësia e dobët e karburantit që përdorin automjetet ajo që e ndot më tepër ajrin që thithim çdo ditë

Përveç kësaj, një karburant pa cilësi sjell edhe amortizimin më të shpejt të automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat