Kolegët në mbrojtje të mësueses që goditi nxënësin

Shqipëria

Kolegët në mbrojtje të mësueses që goditi nxënësin

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:21

Ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë në shkollën 9-vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së madhe ku mësuesja goditi nxënësin nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e mësimit.
Drejtori i kësaj shkolle Gasper Deda tha se dhuna është e dënueshme, ndërkohë që do të zhvillohen mbledhje me bordin e shkollës dhe mësuesit për të diskutuar konkretisht këtë rast.
Gjithashtu kryetari i bordit të shkollës Gjoke Luli tha se pavarsisht rastit, mësuesja gëzon respektin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe stafit pedagogjik, ndërsa nuk është denoncuar as nga prindërit e as nga nxënësi.
Po ashtu është zhvilluar edhe një takim me nxënësit, stafin e mësuesve dhe prindërit. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi gjetjen e një rruge të mesme, por jo shkarkimin e mësueses Suela Pirani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat