Mbledhja e parë e KLD-së, diskutohet për korrupsionin, në rrezik 2 gjyqtarë

Shqipëria

Mbledhja e parë e KLD-së, diskutohet për korrupsionin, në rrezik 2 gjyqtarë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:18

Sot rreth orës 10:00 zhvillohet mbledhja e parë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për diskutimin e disa çështjeve, mes tyre edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për të shkarkuar gjykatësin e Kavajës Osman Aliu.

Marrjen e masave për këtë gjyqtar e ka kërkuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përmes letrave publike kundrejt Presidentit Bujar Nishani, njëherësh kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministri Tahiri ka argumentuar se gjyqtari Aliu ka dhënë vendime absurde dhe shpesh të kundraligjshme.

Në fokus të rendit të ditës do të jetë rregullorja e ministrit Nasip Naço për veprimtarinë e Gjykatës Administrative.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme pritet të bëhet edhe vlerësimi i punës për ish-gjyqtarin e Korçës, Dhimitër Pojanaku, i cili ndodhet në burg për marrjen e ryshfetit në këmbim të drejtësisë. Ndërkohë që pjesë e rendit të ditës do bëhet edhe procedimi ndaj gjyqtarit Ahmet Jankulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat