Ndalohen dy klandestinë sirianë, arrestohet shoferi i autobusit

Shqipëria

Ndalohen dy klandestinë sirianë, arrestohet shoferi i autobusit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 12:43

Policia e Durrësit ka ndaluar mëngjesin e sotëm dy klandestinë sirianë që ishin fshehur në një autobus që bënte linjën Shqipëri – Greqi.

Forcat blu kanë arrestuar edhe shoferin e autobusit, Agron Karanxha, i cili dyshohet se i kishte fshehur dy klandestinët në mjet. Ai po i transportonte ata kundrejt një shume prej 500 eurosh secili.

Dy klandestinët sirianë vinin nga Athina me autobus dhe kishin si destinacion Malin e Zi, e mandej vendet e Europës.

Policia e Shtetit ka nisur tashmë një hetim për ekzistencën e mundshme të një linje trafiku Greqi – Mali i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat