Kukës, PD akuzon LSI për “Blerje Borxhesh”

Shqipëria

Kukës, PD akuzon LSI për “Blerje Borxhesh”

Më: 25 janar 2015 Në ora: 08:19

Partia Demokratike në Kukës, ka dënoncuar fenomenin e “Blerjes së borxheve” që po bën, sipas saj, Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas Kryetarit të Degës së PD-së Arif Rexhmati, drejtues të LSI-së po shlyejnë borxhet që qytetarët e Kukësit kanë në disa subjektet private, me qëllim që të blejnë votën e tyre për zgjedhjet e 21 Qershorit.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje edhe institucioneve të nisin hetimet ndaj “Blerjes së Borxheve”, ndërsa u kërkon qytetarëve të Kukësit mos bien pre e fenomeneve të tilla, ndonëse varfëria është ulur këmbëkryq në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat