Halimi: Shumica të rishikojë ligjin për Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Halimi: Shumica të rishikojë ligjin për Gjykatën e Lartë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 20:40

Ndërsa PD nuk ka ende një vendim për t’u bërë pjesë e komisionit për reformën në drejtësi, rithekson se mazhoranca ka të hënën shansin që të rishikojë ligjin për Gjykatën e Lartë, pas kthimit në Kuvend nga presidenti. Eduart Halimi tha se opozita është në pritje edhe të përgjigjes së mazhorancës për komisionet e përkoshme që ka propozuar të ngrihen për zbatimin e rezolutës konsensuale të 24 dhjetorit.

Të hënën Komisioni i Ligjeve shqyrton dekretin e presidentit Nishani për rishqyrtimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën e Lartë dhe Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ajo që miratoi në dhjetor. Sipas Eduart Halimit, drejtues i Departamentit të Drejtësisë në selinë blu, projektliggji nuk nxit ndërtimin e konsensusit për reformën në drejtësi, tek i merr Presidentit të Republikës kompetencën kushtetuese të përzgjedhjes së kandidatëve për në Gjykatën e Lartë.
“Kanë bërë një ligj të ri për Gjykatën e Lartë pa pyetur askënd. Është një model që nuk ka të bëjë me funksionimin e demokracisë dhe nuk e ka zgjidhur konfliktin me Presidentin, por e ka thelluar atë. Mazhoranca e ka një shans që edhe në dritën e marrëveshjes së 24 dhjetorit për hartimin e ligjeve me konsensus, ta rishikojë ligjin dhe marrëdhëniet me opozitën në mënyrë që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse konsensuale dhe t’i rezitojë kohës”, vuri në dukje ai.
Partia Demokratike po pret edhe që shumica të pranojë zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit përmes ngritjes së dy komisioneve të përkohshme.
“Shpresojmë që mazhoranca do të shprehet brenda afatit dhjetëditor që ka kërkuara dhe mnë mënyrë të menjëhershme marrëveshja të gjejë zbatimin praktik.Të gjenden gjithë rrugët e duhurua që të për dekriminalizimin e administratës, Parlamentit aktual dhe i të ardhshmit, si dhe të mbyllen gjithë shtigjet ligjore që mund të përdoren me arrogancë nga qeveria për të penguar zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe zvarritjen e komisioneve hetimore”, u shpreh Halimi.
Halimi po kryeson grupin e punës lidhur me zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe çështjen e funksionimit në kohë të komisioneve parlamentare. Ai tha se nuk do t’i imponojnë një model shumicës, por do t’i vihen në tavolinë disa të tilla nga vendet europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat