Përcillet për në banesën e fundit Kapedani i Mirditës, Dedë Gjomarkaj

Shqipëria

Përcillet për në banesën e fundit Kapedani i Mirditës, Dedë Gjomarkaj

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:17

Është përcjellë për në banesën e fundit Kapidani i fundit i Mirditës, Dedë Gjomarkaj, ndërsa homazhet janë bërë në shtëpinë e tij kapidanore në Shkodër. Të pranishëm për të bërë homazhe kanë qënë emra të njohur në qytetin e Shkodrës. Sipas historianit Romeo Gurakuqi, Deda do të përmendet për urtësinë dhe vuajtjet e mëdha gjatë regjimit komunist.

Ndërkohë pjesëtarë të familjes Gjomarkaj theksuan faktin se Dedë Gjomarkaj është figurë unikale në qëndresën kundër komunizmit.

Deda me dy motrat e tij, Martën dhe Bardhën, bashkë me familjarët e tjerë të Gjomarkajve e kaloi jetën në burgje e internime deri në vitin 1991.

Kronika e vështirë e internimit të gjatë të Gjomarkajve përshkruhet në një libër me kujtime të nipit të Dedës, Gjon Marka Gjoni, me titullin “Në udhën e vështirë të jetës”, përkthyer dhe në gjermanisht. Dedë Gjomarkaj “rrnoi për të tregue” historitë dramatike të Gjomarkajve, që u persekutuan nga më i madhi te më i vogli i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat