LSI kundër Ramës: Testimi i mjekëve, ide e gabuar

Shqipëria

LSI kundër Ramës: Testimi i mjekëve, ide e gabuar

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh sot se, testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm.

Pas një takimi me mjekët dhe pyetjet e bëra nag ata, Vasili komentoi se, “paligjshmëria e testimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi shkencor nuk e përmirëson sistemin e shëndetësisë. Edukimi në vazhdim i mjekëve, është rruga e vetme”.

Rreth testimit të mjekëve në vend ka pasur shumë kundërshtime. Pas kontestimeve të shumta nga mjekët dhe infermierët për zhvillimin e testimit kombëtar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilluan dje një takim me shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e Fakultetit të Infermierisë, ndërsa ka zgjatur rreth 45 minuta.
Rreth 2 javë më parë, ministri Ilir Beqaj bëri me dije se mjekët dhe infermierët e sistemit parësor dhe atij spitalor do t’i nënshtroheshin një testimi kombëtar, ndërsa qëllimi i tij ishte ‘fotografimi’ i njohurive profesionale te bluzat e bardha. Por, kjo nismë nuk u mirëprit nga këta të fundit, të cilët, që në ditët e para të lançimit të saj e kundërshtuan. Po ashtu, disa profesorë ngritën pikëpyetje për faktin se kush do të mund t’i testonte ata specialistë që ushtrojnë këtë profesion prej vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat