Rama informon deputetët e tij për negociatat me PD

Shqipëria

Rama informon deputetët e tij për negociatat me PD

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 23:12

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar në lidhje me negociatat për kthimin e opozitës në Kuvend.

Gjatë mbledhjes shefi i qeverisë mësohet të ketë thënë se “PD e ka fryrë kot çështjen pasi i janë plotësuar të gjitha kushtet.”

Në një mbledhje e cila zgjati rreth 60 minuta dhe pa praninë e mediave mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Guvernatorin e ri të BSH.

Grupi parlamentar i PS-së përzgjedh 2 kandidaturat për Këshillin Mbikqyrës së BSH. Sipas burimeve, ata janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat