Veliaj takohet me fëmijët me aftësi të kufizuar në Kukës

Shqipëria

Veliaj takohet me fëmijët me aftësi të kufizuar në Kukës

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:22

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka shpërndarë në Kukës dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar. I shoqëruar dhe nga futbollistët e këtij qyteti të cilët u shpallën kam pionët e dimrit, Veliaj tha se kampioni i vërtetë nuk është vetëm ai që bën gol, por ai që ngre kupën në sytë e këtyre fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, të cilët duan mbështetje.

Në kuadrin e nismës “Shqipëria dhuron”, Veliajt iu bashkuan edhe Prefekti Safet Gjici dhe futbollistët e ekipit të Kukësit, të cilët iu shpërndanë dhurata fëmijëve për festat e fundvitit.

“Më kujtohet një vit më parë, kur sapo kishim nisur punë, dhe mësuam se pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike nuk jepeshin prej muajsh. Ndaj më vjen mirë që, për herë të parë, këtë vit kemi normalizuar situatën dhe jo vetëm kemi paguar në kohë të gjitha pagesat e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, por qeveria dha edhe një shpërblim për fundvitin”, tha ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat