Seanca e parë e Komisionit për Reformën Territoriale, opozita mungon

Shqipëria

Seanca e parë e Komisionit për Reformën Territoriale, opozita mungon

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:59

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, nisi sot mbledhjen e parë të tij, me kryetar Fatmir Xhafajn.

Në seancën e parë të konstituimit të këtij komisionit ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta së bashku me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Meta tha se krijimi i një komisioni të tillë është hapi i parë për një reformë të vështirë. Teksa, kërkoi kontributin e opozitës për këtë reformë, kreu i Kuvendit theksoi se reforma duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse.

“Sistemi i drejtësisë është në fokusin e të gjithëve dhe shpresojmë të arrijmë atë që kërkohet. Shpresoj të japin kontribut edhe deputetët e opozitës. Kuvendi është institucioni më gjithëpërfshirës për kryerjen e kësaj reforme. I bëj thirrje opozitës të jetë pjesë e kësaj reforme, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Roli i ekspertëve të huaj dhe vendas do të bëjë që të kemi një reformë në drejtësi jashtë interesave politike. Synojmë një reformë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse me profesionistë të fushës dhe opinionin publik, të japin opinion. Ky është një ndryshim i domosdoshëm për vendin”, tha Meta.

Nënkryetari i këtij komisioni i takon Partisë Demokratike, e cila deri më tani nuk është bërë pjesë për shkak të bojkotit parlamentar të nisur nga muaji korrik.

Në përbërje të komisionit janë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD-së, 1 PR-së dhe 1 PDIU-së, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës.

Ndërkohë, deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi që të bëhet pjesë edhe Presidenca. Kreu i Komisionit Xhafaj tha se është parashikuar që në përbërjen e komisionit të jenë edhe përfaqësues nga Presidenca, dhe se i takon atyre tashmë të përfshihen apo jo.

Xhafa tha se për mirëfunskionimin e komisionit më të ri, “do të kërkojmë asistencën e Komisionit të Venecias, OPDAT-it, Komisionit Evropian. OSBE-së, ambasadës së SHBA-ve dhe asaj britanike”.

Ky komision i posaçëm do t’i nisë diskutimet në varësi të një drafti bazë të përgatitur nga Komisionit i Ligjeve dhe nga Ministria e Drejtësisë.

Përbërja e Komisionit për Reformën në Drejtësi:

1. Fatmir Xhafaj PS Kryetar

2. ____________ PD, Zëvendëskryetar

3. Armando Subashi PS, Sekretar

4. Pandeli Majko PS, Anëtar

5. Vasilika Hysi PS, Anëtare

6. Ulsi Manja PS Anëtar

7. Spartak Braho LSI, Anëtar

8. _________________ PD Anëtar

9. _________________ PD Anëtar

10. _________________ PR Anëtar

11. _________________ PDIU Anëtar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat