“Po përsëritet sistemi Hoxhist”

Shqipëria

“Po përsëritet sistemi Hoxhist”

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:21

Avokati dhe politikani Spartak Ngjela shkruan se, kohët e fundit është duke u kthyer socializmi shqiptar i Enver Hoxhës.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook avokati Ngjela shkruan: Në vitin 1991 m’u desh të shkruaja katër paradokset e sistemit hoxhist në Shqipëri; të cilat ishin këto:

Të gjithë kanë punë, asnjë s’punon.
Asnjë s’punon, planet realizohen.
Planet realizohen, tregu është bosh.
Tregu është bosh, asnjë nuk vdes nga uria…
Ky ishte socializmi shqiptar i Enver Hoxhës.

“Por historia sikur po përsëritet. Po shoh që edhe aktualiteti, njëlloj si njëzetë vjetët e fundit, ka hyrë në paradokset e tij.

Dhe fundi është po ai: kudo ka suksese të qeverisë, por shqiptarët po shkojnë drejt urisë, dhe po tremben e duan të lenë Shqipërinë. Kush nuk e sheh këtë si qeveritar, ose ështrë naiv, ose është delirant, ose është i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet.

Gjithsesi; gjendja duhet të ndryshojë, se, në të kundërt, viti 2015 do te jete katastrofal për mirëqënien apo ecurinë normale të jetës së shqiptarëve në Shqipëri.

Po si do të ndryshojë? Me këtë plitikë? Kurrë. Po nuk u gjet rruga për të filluar negociatat me Bashkimin Europian, kjo qeveri është drejt falimentit të saj në përplasje të pashmangshme me shqiptarët e papunë e të pashpresë.

Naiviteti i “ndihmës kinezë” është njëlloj si katër paradokset e hoxhizmit që përmenda më lart”, shkruan avokati Spartak Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat