Lazarati në gjyq, 38 persona të pandehur

Shqipëria

Lazarati në gjyq, 38 persona të pandehur

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 23:35

Prokuroria e Gjirokastrës përfundoi hetimet për lazaratasit e përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë duke përdorur armët luftarake. Dosja do të ketë 38 persona të pandehur.

27 prej të pandehurve janë të akuzuar pas identifikimit që ju bë në ndërhyrjen policore në qeshor të këtij viti. 11 prej tyre kanë edhe akuzat e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2014.

11 prej të pandehurve u hetuan ndërsa ishin të arrestuar, 17 që janë në kërkim dhe ishin vlerësuar me masën e sigurisë arrest me burg, 1 në arrest shtëpie, ndërsa 9 të tjerë në gjendje të lirë.

Duke i shtuar edhe 18 të akuzuarit e dosjes së parë të dërguar për gjykim në tetor të këtij viti, numri në total shkon në 55. Por, Prokuroria bën me dije se këta nuk do të jenë të pandehurit e fundit. Një grup tjetër personash është duke u hetuar dhe do të dërgohet së shpejti për gjykim.

Të akuzuarit rrezikojnë dënime të ashpra duke ditur se akuzat e ngritura janë ndër më të rëndat si “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “kultivimi i bimëve narkotike”, “prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “kundërshtim i forcave të policisë në bashkëpunim” dhe “shkatërrim i pronës”.

I pandehur Hetuar me masë sigurie

1. Kujtim Gjolleshi Arrest me Burg në Mungesë
2. Alim Allaci Arrest me Burg në Mungesë
3. Ali Basha Arrest me Burg në Mungesë
4. Altin Shurdhi Arrest me Burg në Mungesë
5. Afo Rabaj Hetuar në gjendje të lirë
6. Perparim Buci Masë Detyrim Paraqitje
7. Myrteza Llakatura Arrest me Burg
8. Sigurim Mahmutaj Arrest me Burg në Mungesë
9. Vullnet Buci Arrest me Burg në Mungesë
10. Alim Basho Arrest me Burg
11. Hamza Gaba Hetuar në gjendje të lirë
12. Maridon Selimi Arrest me Burg
13. Shyqyrie Bejo Hetuar në gjendje të lirë
14. Nebi Birbili Arrest me Burg në Mungesë
15. Ramiz Toto Masë Detyrim Paraqitje
16. Nefo Shurdhi Hetuar në gjendje të lirë
17. Kreshnik Gerveshi Arrest me Burg
18. Sali Gjolleshi Arrest me Burg në Mungesë
19. Teno Buci Arrest me Burg në Mungesë
20. Zenel Shurdhi Arrest me Burg
21. Tatjana Kasmahu Hetuar në gjendje të lirë
22. Ylli Gerveshi Arrest me Burg në Mungesë
23. Arsen Derxho Arrest me Burg në Mungesë
24. Vangjel Tule Arrest me Burg
25. Sulo Toto Arrest me Burg në Mungesë
26. Hysenj Celo Arrest me Burg
27. Alfred Proko Arrest me Burg në Mungesë.
28. Kanan Cako Arrest me Burg në Mungesë
29. Xhuliano Nuri Arrest me Burg
30. Elton Gerveshi Arrest me Burg
31. Caush Kociu Arrest me Burg
32. Viktor Aliko Arrest me Burg në Mungesë
33. Marjana Mahmutaj Arrest me Burg në Mungesë
34. Natasha Mahmutaj Arrest në Shtëpi
35. Arnold Bocia Arrest me Burg në Mungesë
36. Altin Bejko Masë Detyrim Paraqitje
37. Gurim Toto Arrest me Burg
38. Iliaz Buci Hetuar në gjendje të lirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat