Berisha: Rama po tallet me shpërblimin e fundvitit

Shqipëria

Berisha: Rama po tallet me shpërblimin e fundvitit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 20:05

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për shpërblimin e fundvitit i cili është 1,8 milion euro. Sipas Berishës ky shpërblim prej 1,8 milion euro do të thotë vetëm 1,8 vezë për çdo pensionist shqiptar.
Po ashtu, Berisha e quan propaganda vendimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe ai ka thënë se rreth 600 mije pensionistë e veteranë shqiptarë, këta të fundit veteranë në moshën 65 vjet nga ata që kanë lindur edhe 5 vjet pas mbarimit të luftës, si dhe mësuesit, infermierët, mjekët, por dhe tornitorët e militantë të partisë së tij.

“Shperblimi i fundvitit me 1,8 milion euro do te thote vetem 1,8 veze per cdo pensionist shqiptar
Te dashur miq. Prej disa ditesh propaganda qeveritare me mediat e saja po trumpetojne me te madhe kartolinen e mashtrimit te Edi Rames, vendimin e qeverise per te caktuar 1,8 milion euro per te shperblyer me to, reth 600 mije pensioniste e veterane shqiptare, keta te fundit veterene ne moshen 65 vjete e siper pra, edhe nga ata qe kane lindur edhe 5 vjet pas mbarimit te luftes, si dhe mesuesit, infermjeret, mjeket, por dhe tornitoret e militante te dalluar te PS si: Moza kuqalashe Gysi apo Liza famoze
Kesaj propagande cinike ju bashkua dje vet Rama i cili nga Korça shpalli se "shperblimi i fundvitit do jete diçka me shume se gjeli, pertej gjelit". Mirepo, nje nga maturantet e shkolles Raqi Qirinxhi i tha shoqes se ky ngaterron vezet me gjelin, mbasi 1,8 milion euro per 600 mije pensioniste dhe veterane do te thot vetem 3 euro apo vetem 1,8 veze per sejcilin prej tyre .Keshtu qe per te dalluarit, me sa duket, mbeten thjeshte opingat prej leshi te Peleshit. Pra njeriu qe kishte premtuar rrogen e 13-te per punonjesit dhe tre pensione shtese ne fund te vitit per pensionistet, do t’i talle me 1,8 veze shperblim pensionistet e vendit. Por cinizmi nuk mbaron ketu, sepse ato pas presjes me tender do ti marre firma Velija, e specializuar ne vjedhjet sociale dhe, pensionisteve e veteraneve do te ju mbetet 1 veze per fryme apo diçka me shume se sa pertej gjelit, dhe per kete qeveria tha, fajin e ka Saliu!!”, ka shkruar Berisha nw Facebook. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat