Pamjet e aksidentit tragjik ku ndërroi jetë Atjon Zhiti (Video)

Shqipëria

Pamjet e aksidentit tragjik ku ndërroi jetë Atjon Zhiti (Video)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:57

Një ditë pasi ndërroi jetë në aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës, vijnë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku Atjon Zhiti ndërroi jetë.
19-vjeçari, djali i poetit të njohur Visar Zhiti, ishte student për filozofi që prej vitit 2013 në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano.

Atjoni u përplas me trafikndarëset teksa udhëtonte me motor me një shokun e tij dhe nga hetimet e para të policisë rrugore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Motorin e drejtonte shoku i tij Serxhio Matiani, i cili është në gjendje të rëndë. Sipas policisë 19-vjeçari Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër.

Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste.

Fotot nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga “Shqiptarja” një ditë pas aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat