Sheshi parkim me pagesë pa u shpallur fituesi

Shqipëria

Sheshi parkim me pagesë pa u shpallur fituesi

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:45

Dega e Partisë demokratike në Durrës denoncoi përdorimin e një sheshi për parkim privat pa u shpallur ende rezultatet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë bashkisë. Kreu i degës së PD në Durrës Osman Stafa së bashku me deputetin e kësaj force politike Oerd Bylykbashi e cilësuan skandal të bashkisë.

Sheshi te stacionit i trenit ne Durres eshte privatizuar per vendparkim parkim me pagese ne nje kohe kur ende nuk jane shpallur fituesit e tenderit per te. Ky fakt u be publik nga Partia Demokratike lokale. Funksionaret politike demokrate e cilesuan skandal, pasi kjo gje ndodhi ne nje kohe kur ne datat 22 dhjetor eshte afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit nga subjektet e interesuar per te privatizuar sheshin.
Per Deputetin Oerd Bylykbashi ky veprim është korrupsion i pastër i bashkisë dhe kryetarit të saj Vangjush Dako.
Me heret Bashkia e Durresit kishte bere njoftimin per e konkursit ne te cilin do te merrnin pjese te interesuarit per sherbimin e parkimit me pagese. Fituesit do të jetë në formën e bashkëpunimit si agjent tatimor për administrimin e sheshit tek stacioni i trenit. Por prej dy javesh ne kete territor cdo automjet qe parkon eshte detyruar te paguaje nje bilete parkimi me vlere 100 leke te reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat