Pagesat e faturave të energjisë

Shqipëria

Pagesat e faturave të energjisë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:43

Me te drejte Operatori i Shperndarjes kerkon qe klientet te paguajne energjine qe konsumojne. Por, ata që derdhin paratë në arkat e saj, nuk i paijis me kupon tatimor, duke shkelur kështu një detyrim ligjor.

Kompania e Shpërndarje së Energjisë, u ndërpret furnizimin atyre që nuk e paguajnë, ndërsa detyrimet e saj ligjore nuk i plotëson. Nga Zyrat e Kujdesit të Klientit, përsonat që paguajnë energjinë, dalin pa një kupon tatimor.
Lëshimi i kuponit tatimor për çdo pagesë të kryer është një detyrim ligjor. Arkëtarët parashikohet që për çdo pagesë të fatures se energjise të prisin kuponi tatimor dhe ta bashkangjisin atë me faturën e konsumit të energjisë.
Mungesa e kuponit tatimor e bën të pamundur kontrollin mbi administrimin e parave pas arketimit, ndërsa krijohen probleme edhe në pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kompania.
Sipas tatimeve, çdo pagesë më pak se 15 mijë leke duhet të shoqërohet gjithnjë me kupon tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat