CESP dënon ashpër lirimet masive nga puna të punonjësve të policisë

Shqipëria

CESP dënon ashpër lirimet masive nga puna të punonjësve të policisë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:41

Unioni Sindikatave Policore të Bashkimit Europian, dënon ashpër largimet kolektive të punonjësve të policisë shqiptare nga puna.
Në një rezolute të publikuar pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të sindikatave europiane te njohur si CESP-i, dënohen ashpër veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, për largimet masive nga puna të rreth 400 punonjësve.
Sipas tekstit te letrës së publikuar nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, thuhet, se veprimet e kryepolicit Didi, janë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe ndërhyrje e pastër në veprimtarine e sindikatës së policisë.
Po keshtu kritikohet ashper edhe shmangia e perfaqesueseve të Sindikatës nga grupet e punës për hartimin e akteve ligjore e nënligjore në lidhje me punonjësit e policisë.
Në letrën e publikuar, thuhet se CESP-ja e sheh te qortueshme edhe ndërhyrjen e Didit edhe në veprimtarine e sindikatës së policisë.
Nga shume veprime- thuhet me tej, del qëllimi i Drejtorit Didi, eshte qe te pengoje funksionimin e kësaj sindikate, që prej kohësh ka denoncuar largimet masive nga puna të punonjësve të policisë.
Unioni i Sindikatave Policore të Bashkimit Europian bën me dije, se për të gjitha këto probleme, do t’i dërgohet një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policise së Shtetit dhe Ministrit të Brendshem, duke kërkuar zgjidhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat