Rama në Facebook: Investimet po rrisin punësimin

Shqipëria

Rama në Facebook: Investimet po rrisin punësimin

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:35

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Korçë ku ka vizituar dy sipërmarrje të përpunimit të mishit të këtij qyteti ku sipas postimit të Kryeministrit në Facebook , “vetëm sipërmarrja e kultivimit e përpunimit të mishit të derrit, ka tanimë një potencial punësimi prej 20 mijë familjesh fermere”, - duke shtuar se falë financimit të qeverisë përmes skemave të reja mbështetëse në bujqësi kanë rritur teknologjinë, kapacitetet prodhuese dhe punësimin.
Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur për rëndimin e gjendjes ekonomike dhe shtimit të numrit të papunësisë.
“Pse jetojmë më keq se dy vite më parë? Te gjithe e kane kuptuar - na drejtojne njerezit e gabuar. Vajmedeti inspekton trotuaret dhe kete e di pune qeverie. Shkaterrimin dhe frikën e di frymëzim dhe vizion ekonomik”, - është shprehur Basha.
Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook ai ka shtuar se “Ulja e taksave dhe investimet jane çelësi i punësimit dhe rritjes ekonomike. Rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, jane shkaqet e varferisë dhe rrënimit”, - thotë kreu i PD-së Basha në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat