Kërcënimi ndaj vajzës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço

Shqipëria

Kërcënimi ndaj vajzës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:22

Prokuroria i delegon dosjen e kërcënimit të vajzës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Policisë së Shtetit duke i lënë edhe detyrat përkatëse. Sipas akuzës, nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve për rreth pallatit ku banon ministri Naço, janë fiksuar dy kërcënuesit duke u larguar. Por në asnjë rast nuk fiksohen fytyrat e tyre, pasi gjithë kohës ata mbanin kokën ulur. Kjo, sipas prokurorisë, ka vështirësuar zbardhjen e identitetit të tyre pavarësisht se Betina Naço ka përshkruar fizikun dhe tiparet e fytyrës së tyre. Mungesa e ndonjë prove të mundshme, ka bvërë që prokuroria t’i kërkoi policisë të punoi në rrugë operative për gjetjen e ndonëj prove të mundshme për identifikimin e tyre.
vajza e ministrit Naço, u kërcënua me armë para hyrjes së apartamentit më 12 nëntor nga dy persona me pistoletë në dorë, që për hetuesit dyshohet se ishin grabitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat