Basha mbledh grupin e PD të hënën, në Kuvend më 24 dhjetor

Shqipëria

Basha mbledh grupin e PD të hënën, në Kuvend më 24 dhjetor

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e hënë grupin Parlamentar, pas një pauze prej disa muajsh jashtë tij. Presioni i madh ndërkombëtar ndaj liderit të opozitës për të hyrë në Kuvend dhe presioni brenda PD, ka bërë që Basha të thërrasë mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke konfirmuar në këtë mënyrë zyrtarisht vendimin e marrë tashmë që opozita të hyjë në Kuvend pikërisht në limitin e fundmë të sesionit parlamentar dhe pikërisht në finishin e skadimit të afatit prej 6 muajsh që do të shkaktonte dhe diegien e mandateve të deputetëve të PD.

Burimet brenda grupit parlamentar të PD bëjnë me dije se janë lajmëruar në mënyrë nominale të gjithë deputetët që ditën e hënë të jenë në seli për të zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar, dhe ku do të përcaktojnë dhe modalitetet e këtij rikthimi në Kuvend, pas gjashtë muajsh bojkot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat