Plotësimi i formularit të patentës do bëhet online

Shqipëria

Plotësimi i formularit të patentës do bëhet online

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 09:42

Aplikimi për lejen e drejtimi të automjeteve nuk do të bëhet më pranë drejtorive rajonale të Transportit Rrugor, por duke plotësuar formularët online.

Të dhënat do të plotësohen në internet pranë këtyre zyrave dhe më pas do të transferohen në kohë reale në sistem.

Më parë ai plotësohej pranë drejtorive rajonale të Transportit Rrugor në rrethe dhe sillej me postë për kartonin në kryeqytet.

Edhe kartoni, nëse më parë kishte një afat kohor prej dy javësh për t’u bërë, me këtë procedurë të re do të printohet shumë më shpejt.

Formularët e aplikimit për pajisjen me leje drejtimi do të jenë funksionalë brenda disa ditësh në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Formulari nuk përjashton dokumentet që duhen për t’u pajisur me leje drejtimi, si autorizimi i plotësuar nga autoshkolla; dokument identiteti fotokopje; vërtetim banimi; certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar jo më parë nga tre muaj nga data e pajisjes me autorizim; grupi i gjakut e Rhezus; 4 foto me ngjyra; fotokopje e dëshmisë për ndihmën e shpejtë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar dhe pagesa e tarifave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat