Ndalohen në Kakavijë 88 klandestinë nga Siria dhe Sudani

Shqipëria

Ndalohen në Kakavijë 88 klandestinë nga Siria dhe Sudani

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:17

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 88 klandestinë nga Siria e Sudani. Mësohet se operacionet janë zhvilluar nga policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Forcat Delta.

Fillimisht është kapur grupi i parë me 47 klandestinë në fshatin Glinë ndërsa grupi i dytë prej 41 klandestinëve është ndaluar në afërsi të Mullirit, poshtë pikës së kalimit Kakavijë, në orët e para të mëngjesit.

Klandestinet sipas policisë kishin hyre ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi. Ndërkaq po punohet për kthimin vullnetar të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat