Shkarkohet komandanti i Forcave Speciale

Shqipëria

Shkarkohet komandanti i Forcave Speciale

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 19:03

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por I papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontribut. Çfarë ka ndodhur? Kolonel Demiraj e rrëfen vetë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”…

Kolonel, cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?

Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.

A jeni larguar vërtet pa leje jashtë shtetit?
Jo, jo, absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, që janë baza kryesore që normalizojnë jetën ushtarake, që e bëjnë atë të funksionojë.

A keni prova se keni marrë leje?
Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit,
kam marrë leje te zëvendësministri i Mbrojtjes, Hila dhe te komandanti i Doktrinës.

Është leje gojore, apo me shkrim?
Me shkrim, patjetër që me shkrim.

Nëse keni marrë leje me shkrim dhe siç deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret, atëherë si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?
Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar jo profesionalizëm, të mos them edhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të theksoj se me mënyrën se si ajo ka komunikuar
me mua, ka qenë krejtësisht e ndryshme se si duhet të komunikojë një ministër Mbrojtjeje me një kolonel.

Kur kanë ndodhur këto përplasje?
Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe
disa herë te Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët
e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e
mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë
jam një nga ushtarakët, ndoshta edhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë
shtetit më shumë se askush tjetër, për arsye të backraundit tim dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar? Si janë procedurat fpër të tilla raste?
Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak,
para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë çështje, përveç vlerësimeve ekselente. Kjo nuk është hera e parë. Unë do e vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si edhe në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve, që prej shumë muajsh qëndrojnë në dispozicion.
Apo në rastet e emërimeve të pamerituara dhe pa grada, e shumë e shumë raste të tjera.

A do ta pranoni lirimin nga ushtria, apo do të kërkoni sërish kthimin?
Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj t’i
shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë. Do të kthehem në ushtri kur të mbyllen të gjitha çështjet ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat