Rekomandimet e Igli Totozanit për minoritetet në Shqipëri

Shqipëria

Rekomandimet e Igli Totozanit për minoritetet në Shqipëri

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 16:58

Në konferencën vjetori të institucionit të Avokatit të Popullit, me temë “Të drejtat e Minoriteteve në Shqipëri”, u paraqit një raport i veçantë nga kreu i institucionit, Igli Totozani për gjendjen e tyre ku u propozuan disa rekomandime.
Disa prej rekomandimeve të propzuara nga Avokati i Popullit sipas së cilit ka mangësi është përmirësimi i kuadrit ligjor për mbrojtjen e komuniteteve nga diskriminimi, përfshira e tyre në jetën shoqërore dhe trajtimi në mënyrë të barabartë, forcimi i institucioneve që përfaqësojnë këto komunitete si dhe marrja e masave për edukimin dhe strehimin e tyre.
Për Igli Totozanin është i nevojshëm miratimi i një ligji, ku të përcaktohet definicioni dhe kriteret e njohjes “de jure” të minoriteteve, në përputhje me parashikimet e Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve”, të ratifikuar në vitin 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat