Haxhinasto: Pasdite hapet rruga Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Haxhinasto: Pasdite hapet rruga Tiranë-Elbasan

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 12:50

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi të shtunën në Ibë, zonën e rrëshkitjeve të dherave javën e shkuar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Ai bëri të ditur se sot pasdite do të bëhet e mundur hapja e rrugës në mënyrë të kontrolluar.

Haxhinasto siguroi se për këtë situatë ka një angazhim të madh të të gjitha strukturave. “Është një sfidë heqja e masivit të dheut. Ka angazhim të plotë të të gjitha strukturave. Sot pasdite rruga do të hapet me kufizime, duke u kontrolluar nga strukturat e trafikut rrugor”, deklaroi ministri.

Një javë më parë, një masiv dheu dhe gurësh rrëshkitën përgjatë trasesë së autostradës Tiranë-Elbasan, duke dëmtuar objekte e banesa buzë rrugës. Si pasojë e kësaj rrëshkitje qarkullimi i automjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas, u bllokua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat