Kushtet e opozitës për t'u kthyer në Kuvend

Shqipëria

Kushtet e opozitës për t'u kthyer në Kuvend

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:28

Partia Demokratike mund t'i kthehet Kuvendit më 24 dhjetor, por me kusht që mazhoranca të plotësojë disa kërkesa të saj. Kushtet e opozitës janë: zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dekriminalizimi i Parlamentit, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, si dhe ngritja e Komisioneve Hetimore.

Në fakt, këto dy të fundit, i janë plotësuar, pasi në seancën plenare të 23 tetorit, mazhoranca miratoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, atë për tatimet dhe administratën publike, si edhe kërkesën e PD-së që një përfaqësues i kësaj force të ketë në Kuvend kohë të njëjtë me Kryeministrin për të folur.

Pika e parë kërkon angazhimin e mazhorancës për zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këto implementime duhet të bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mirëbesim nga institucionet përgjegjëse. Pika e dytë kërkon dekriminalizimin e Parlamentit dhe marrjen e masave për verifikim periodik i integritetit të anëtarëve të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat