Berisha: Rrugë të mbarë ambasador Arvizu

Shqipëria

Berisha: Rrugë të mbarë ambasador Arvizu

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:35

Ish kryeministri Berisha e ka quajtur “rast të humbur” intervistën e dhënë nga ish-ambasadori Arvizu para largimit nga Shqipëria. Duke komentuar rreth kësaj çështjeje, daljen e diplomatit amerikan në emisionin e gazetarit Sokol Balla, Berisha e ka quajtur një zgjedhje politike. Sipas tij, Arvizu nuk u largua si mik i shqiptarëve dhe me gjestin e tij tregoi dobësi diplomatike.

Ja dhe komenti i plotë i zotit Berisha në facebook:
"Një rast i humbur për Ambasadorin Arvizu.
Të dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla.
Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptarëve, atyre që qeverisin, atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk ekziston. Por ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij. Për të faktuar këtë, ai përdori termat më tipike si SHQUP, që Edi Rama përdor për të fyer Partinë Demokratike. Në kësi rastesh, kur tjetri të fyen, ne shqiptarët, me vetëpërmbajtje i themi- fyerjen mbaje për vete. Kurse unë i them ambasadorit Arvizu: fyerjet janë akte ekstreme në diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozitës me fjalët e pushtetit, jo që nuk nuk janë meritë, por janë mjerim. Ato janë dobësi më shumë se diplomatike.
Ambasadori Arvizu është në ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri, ndaj le t’i urojmë Gëzuar Festat e fundvitit dhe rrugën e mbarë, si dhe të falenderojmë me shumë mirënjohje qeverinë dhe Kongresin e SHBA, për vendimin e tyre miqësor për lehtësimin e vizave, një kartolinë kjo shumë e bukur për festat e fundvitit për shqiptarët!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat