Doda ironizon Palokën: Nëse unë jam marionetë e Ramës, ai është i Erion Veliajt

Shqipëria

Doda ironizon Palokën: Nëse unë jam marionetë e Ramës, ai është i Erion Veliajt

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:34

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka ironizuar me një deklaratë në faqen e saj në facebook deklaratat e Edi Palokës pak ditë më parë kur e quante marionetë të Edi Ramës pas hartimit të një ligji për lustracionin. Sipas saj ndërkohë që qeveria ka bërë një draft, opozita ende nuk ka reaguar.

“Marioneta e Erion Velisë???? Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë, kryetari i grupit brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetë firmëtarë të ligjit të shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta. Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar por që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Përtej faktit që kjo është një procedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në Qeveri, për të njëjtën çështje”, shkruan Doda.

Sipas saj “shoh që ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti të fundit kur herën e parë u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar….drafti i Velisë jo vetëm dëmton thelbesisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen Parlamentin dhe shoqërinë civile në një aneks të ekzekutivit…. A thua kemi mbërritur mes vedi, në ditën që duket më i ëmbël aksioni politik i kundërshtarit se ai i deputetit të opozitës???? A më lind e drejta që po me të njëjtat standarde që nxitoi kryetari i grupit të etiketonte deputete si marionetat e Ramës, sot ti them se është marionetë e Erion Velisë???”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat