Nis projekti i gazifikimit të vendit

Shqipëria

Nis projekti i gazifikimit të vendit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:06

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion nga Azerbajxhani, të kryesuar nga Ministri i Energjisë, Natig Aliyev.

Pas takimit dy palësh të delegacioneve, në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbaxhanit në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë.

Sipas këtij memorandumi, kompania SOCAR, në koordinim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin e Trans-Adriatikut AG, së bashku me aktorët e interesuar nga Azerbaxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit (Studimi i Fizibilitetit) të Master Planit të Gazit.

Studimi i fizibilitetit, midis objektivave të tjera, duhet të shqyrtojë opsionet e mundshme të Master Planit, të identifikojë parakushtet teknike dhe tregtare për zhvillimin e master planit kombëtar të gazit, duke përfshirë një udhëzues të detajuar për infrastrukturën në pjesën e poshtme, transportin e gazit natyror dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe infrastrukturën shoqëruese, duke përfshirë por pa u kufizuar tek rezervat e gazit, terminalet e gazit të lëngshëm natyror dhe impiantet e prodhimit të energjisë në Shqipëri.

SOCAR do të kontribuojë me ekspertizën dhe përvojën e saj më të mirë për realizimin e suksesshëm të Studimit të Fizibilitetit brenda grafikut të rënë dakord me Qeverinë e Republikes se Shqipërisë. SOCAR do të përdorë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të filluar Studimin e Fizibilitetit në kohën që do të bihet dakord ndërmjet Palëve (Data e Fillimit) dhe për përfundimin e tij jo më vonë se njëzet e katër (24) muaj nga data e Fillimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat