PDK-Ndoka: Opozita duhet të hyjë në Kuvend e të përfaqësojë qytetarët

Shqipëria

PDK-Ndoka: Opozita duhet të hyjë në Kuvend e të përfaqësojë qytetarët

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:57

Kryetari i Partisë Demokristiane dhe deputet i Kuvendit, Nard Ndoka, është shprehur se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të hyjë në Kuvend që të përfaqësojë qytetarët.

Ndoka ka marrë shkas nga një qytetare që i shkruan në statusin e tij Facebook, se opozita duhet të jetë pjesë e parlamentit për të mbrojtur interesat e qytetareve shqiptarë.

“Kjo është një sms e dërguar nga Teuta, që unë nuk e njoh personalisht, por që me krijon bindjen se grupi parlamentar i PD-se duhet te kthehet ne Kuvend, të gjejë gjuhën e përbashkët dhe kemi mundësine ta ndalojmë qeverinë në egërsinë e vet”, shkruan Ndoka në statusin e tij Facebook.

Ndoka vijon në argumentin që opozita duhet të jetë në Kuvend, duke vijuar postimin e tij, se “Ne nuk duhej te largoheshim nga Kuvendi, se na goditen një koleg. Ne duhet te jemi në Kuvend që t’i përfaqësojmë dhe t’i mbrojmë me fjalën tonë, por dhe me vendimet tona të gjitha shtresat që po nëpërkëmben, sipërmarrësit, bizneset e vogla, qytetarët e thjeshte, familjet në nevojë e çdo fenomen ku shkelen të drejtat ligjore e kushtetuese”.

Edhe më herët, jo vetëm Ndoka por dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, dhe deputet të Partisë Demokratike, si Mesilda Doda, i kane bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë e parlamenti në mbrojtje të interesave të qytetareve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat