Shqipëria shteti më i rrezikshëm në Evropë

Shqipëria

Shqipëria shteti më i rrezikshëm në Evropë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:37

Vrasjet në Ballkan, prin Shqipëria dhe Mali i Zi. OKB-ja ka nxjerrë një raport lidhur me numrin e vrasjes në shtetet e Ballkanit dhe në bazë të raportit rezulton se shteti ku bëhen më shumë vrasje është Shqipëria e më tej vjen Mali i Zi.

Në Shqipëri shkalla e vrasjes është 5, ndërsa në Mal të Zi 3.5 në 100.000 banorë. Maqedonia ndodhet në mesin e vendeve të kriminalizuara në rajnon. Analiza e publikuar një javë më parë tregon se në vitin 2012 në botë janë vrarë rreth 475 mijë njerëz, ndërsa numri i vrasjeve nga viti 2000 është ulur për 16 për qind.
Sipas OBSH-së, në vitin 2012-të, në Ballkan janë vrarë 896 persona, njofton Dnevnik, transmeton “Shenja”. Sipas të dhënave të OBSH-ës, në Maqedoni në vitin 2012 janë vrarë 37 persona, ndërsa shkalla e vrasjes ka qenë 1.8 në 100.000 banorë. Shkalla më e madhe e vrasjeve në botë janë në vendet e Amerikës Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat