Tjeter skandal/ Erion Veliaj nën akuzë për shpërdorim fondesh

Shqipëria

Tjeter skandal/ Erion Veliaj nën akuzë për shpërdorim fondesh

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:41

Denoncimi i rradhës për kompaninë EAG Communication erdhi sërisht nga Partia Demokratike. Por kësaj here, ndryshe nga rasti kur Ministria e Kulturës i dha kësaj kompanie pa tender, rreth 390 milion lekë për dekorimin e kryeqytetit me rastin e vizitës së Papës, në deklaratën publike nga opozita thuhet se EAG Communication ka marrë fonde nga Ministria e Mirëqënies Sociale për një shërbim që as nuk e ka kryer, pra ekzistues:
“Në maj të 2014 Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me cfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG. Që paratë ti shkonin kompanisë ndërsa nuk gjendej se cfarë do të mund të justifikonte transfertën e shumës, u shpik që një nga shërbimet të ishte prodhimi i logos së re të faqes online të Agjencisë. Por fakti është se logoja e re e Agjensisë dhe web-i, ishin të prodhuara muaj më parë.
Pra agjencia, sipas fakteve, duket që i ka kaluar para për produkte që nuk i ka ofruar fare EAG.”

Fondi i kaluar nga Ministria e Veliajt për EAG Communication është rreth 25 milion lekë, ndërsa këtë rast Partia Demokratike e quajti një korrupsion të pastër, duke pretenduar se disponon dokumenta që vërtetojnë se për këtë çështje, kanë rëaguar edhe vetë punonjësit e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve:
“Funksionarë dhe punonjës të Agjensisë e kanë kuptuar se gjenden para një shkeljeje të rëndë ligjore, të friksuar se janë detyruar të bëhen pjesë e këtij abuzimi, i janë drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Veliaj, ku i kanë sqaruar rrethanat korruptive.”
Keto fakte Partia Demokratike nuk i ka bere ende publike, por nga nje vezhgim i lapsi.al ne tabelën e degës së thesarit shihet se EAG Communication, ka marre gjithashtu rreth 13 milion leke nga Ministria e Kultures. Kësaj here, per nje sherbim qe është larg objektit të liçensës së EAG. Këto para i janë vënë në përdorim për pajisje zyrash, një kompanie që merret me reklamat.

EAG Communication është kompania e shfaqur rishtas si përfituese e parave publike, kryesisht pa tender, pra me prokurim të drejtëpërdrejtë. Sipas denoncimeve të opozitës, kjo kompani i takon vëllait të ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj. Pa mbushur ende vitin në treg dhe me një numër tejet të kufizuar punonjësish, EAG ka përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, lëvruar nga instiucionet qeveritave, rreth 520 milion lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat