Nikolla: Të vendosur për akreditimin e universiteteve

Shqipëria

Nikolla: Të vendosur për akreditimin e universiteteve

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:09

Marrëveshja e përbashkët me Agjencinë Britanike është një lajm i mirë për verifikimin e kritereve të cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend”.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë për mediat, që u mbajt në Tiranë me përfaqësues të Agjencisë Britanike që kryen akreditimin e IAL-ve, si dhe me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Tiranë.

“ Pas 24 viteve, një proces i tillë aplikohet për herë të parë, si dhe shënon një rezultat të punës sonë në një vit qeverisje. Ky është një moment i veçantë, për t’i dhënë një përgjigje çdokujt, për ata që kanë merak për një reformë të rëndësishme në vendin tonë. Ka pasur edhe më parë punë me ekspertë të huaj disa herë, ndaj shpreh mirënjohjen e atyre që kanë qenë në vite në procesin e reformave në arsim”, tha Nikolla.

Ministra deklaroi se si asnjëherë tjetër, nuk ka pasur një vullnet dhe vendosmëri për operacione të thella dhe të plota në sistemin arsimor:

“Kjo pasi të vjen natyrshëm një pyetje: si u lanë 18 institucionet e Arsimit të Lartë që nuk ofronin asgjë”.

Ministrja deklaroi se qeveria është e vendosur në rrugën e reformave, dhe se nuk do të “vijojë rrugën e shitjes së diplomave të pavlera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat