1 deri në 3 vjet burg për ndërtimet pa leje

Shqipëria

1 deri në 3 vjet burg për ndërtimet pa leje

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:59

U miratua sot me 84 vota pro dhe një votë kundër, ligji për disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje.

Amendamenti i riformuluar, i lexuar në seancë nga deputeti Spartak Braho, parashikon që “cilido që ofron dhe kryen veprime sipërmarrje të paligjshme, do të dënohet deri në tre vjet heqje lirie”. Kjo dispozitë e Kodit Penal, sqaroi Braho, nuk ka fuqi prapavepruese, por do të zbatohet nga organet ligjvënëse, që në momentin që hyn në fuqi ligji”.

Amendamenti i parë që u propozua nga Komisioni i Ligjeve, parashikonte një dënim nga 1 deri në 5 vjet heqje lirie. Por miratimi i këtij projektligji solli një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, që çoi në rishikimin e tij.

Amendamenti në fjalë iu kalua për riformulim Komisionit të Ligjeve, i cili, i mbledhur në mjediset e seancave plenare, e miratoi propozimin që parashikon ndryshimin e nenit 199, pika b të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat