Save the Children: Shpenzimet e Shqipërisë për arsimin kanë rënë

Shqipëria

Save the Children: Shpenzimet e Shqipërisë për arsimin kanë rënë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:48

Serish kane dale ne proteste. Thirrja e studenteve per uljen e tarifave te shkollimit ka rene ne vesh te shurdher. Kjo i ka nxjerre te rinjte e levizjes per univeristetet perpara korpusit universitar ne kryeqytet.
Kerkesat e tyre jane te njejta. Te ulen pagesat dhe te rriten investimet. Ne te kundert paralajmerojne se protesta me massive do te nisin ne janar.
Kritike per kete sector eshte edhe organizata nderkombetare Save the Children. Ajo eshte ndalur ne arsimin baze dhe pas studimit ne terren ka arritur ne konkluzionin se shpenzimet e Shqiperise per arsimin si % e shpenzimeve te pergjithshme qeveritare kane rene nga 11.3% qe ishin ne vitin 2005, ne 10.3% ne 2012 dhe 8.5% ne 2015. Save the Children ve ne dukje se shpenzimet dominohen nga pagat te cilat perbejne perafersisht 96% te totalit, pjesa tjeter eshte shume e vogel gje qe sipas organizates nderkombetare ndikon ne cilesine e mesimdhenies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat