Miratohen me 84 vota ndryshimet në Kodin Penal

Shqipëria

Miratohen me 84 vota ndryshimet në Kodin Penal

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:05

Kuvendi miratoi sot me 84 vota pro dhe një votë kundër disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje.

Miratimit të këtij pr/ligji i parapriu debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, i nxitur pas një amendamenti të propozuar nga dy deputetë të shumicës. Amendamenti në fjalë iu kalua për riformulim komisionit të Ligjeve, i cili, i mbledhur në mjediset e seancave plenare, e miratoi propozimin që parashikon ndryshimin e nenit 199, pika b të Kodit Penal.

Ndryshimet në legjislacionin penal parashikojnë që të gjithë ata persona që do të kryejnë ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes do të dënohen me burgim nga 2 deri në 8 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat