Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e ligjit për KLD

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e ligjit për KLD

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 21:32

Dy anëtarët e KLD-së Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn gjykata kushtetuese i shkarkoi në bazë të një neni antikushtetues. Kështu e shpalli nenin katër të ligjit të ndryshuar për Këshillin e Lartë të drejtësisë Gjykata Kushtetuese. Por ajo rrëzoi PD dhe presidentin për nenin e zvkryetarit të KLD-së. Ai do të zgjidhet sipas ligjit të ri, vetëm nga tre anëtarët e Kuvendit dhe jo nga gjyqtarët

Dy anëtarët e KLD-së Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj u shkarkuan mbi bazën e një neni antikushtetues.
Tashmë ata janë zëvendësuar me dy anëtarë të rinj nga mazhoranca, sipas ndryshimeve ligjore të 31 korrikut që ë bënë të mundur këtë procedure.
Tashmë gjykata kushtettuese njiftoi se e ka shfuqizuar nenin katër, pasi binte në kundërshtim me ligjin themelor të shtetit.

Më parë Ligji për KLD nuk parashikonte shkarkim të anëtarëve të KLD-së nga konferenca e gjyqësorit apo nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese pranoi kështu pjesërisht kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por rrëzoi ankimimin e saj dhe të presidentit të republikës lidhur me nenin 7 të ligjit për KLD-në.
Për gjykatën nuk do të interpretohet si antikushtetues zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së vetëm nga tre anëtarët që Kuvendi ka çuar aty.
Kreu i shtetit dhe PD e kishin kërkuar edhe shfuqizimin e këtij neni, pasi sipas tyre kufizohej e drejta e kushtetuese e kreutë të shtetit si kryetar i KLD-së për të zgjedhur zv kryetarin edhe nga radhët e 9 ghjyqtarëve që Konferenca e Gjyqësorit zgjedh për në KLD.
Pavarësishtë këtyre dy vendimeve, nuk ndryshon realiteti i krijuar në KLD me ligjin e ri që miratoi shumica.
Gjithësesi Gjykata Kushtetuese ka në proces shqyrtimi edhe ankimimin e institucionit të KLD-së për procedurën e ndjekur për shkarkimin e dy anëtarëve të saj Lulizm Lelçaj dhe Elvis Çefa. Ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat