Pse Rama mbërriti me vonesë në Beograd?

Shqipëria

Pse Rama mbërriti me vonesë në Beograd?

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 17:33

Mediet në Serbi, ku po mbahet Samiti Kinë – Evropa Qendrore dhe Lindore shkruan gjatë për mbërritjen me vonesë të kryeministrit të Shqipërisë në samit.

Sipas asaj që raporton gazeta “Hello!”, avioni me të cilën udhëtonte Rama ishte planifikuar të mbërrinte në Beograd rreth orës 11:15. Por, në fakt kjo gjë ndodhi rreth një orë me vonesë.

Vonesa besohet se është shkaktuar për shkak se avioni e ka pasur të pamundur të ulet në aeroportin e Beogradit për shkak të erës.

Në aeroportin “Nikolla Tesla”, për të pritur Ramën ishin ministrat Aleksandër Antiç dhe Kori Udovicki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat