Nderohet pas vdekjes deputeti Sokol Olldashi

Shqipëria

Nderohet pas vdekjes deputeti Sokol Olldashi

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 16:36

Ish-deputeti Sokol Olldashi u shpall qytetar nderi i vendlindjes se tij, qytetit të Durrësit pas vdekjes. Titulli I nderit i iu dorezua djalit të tij me te madh, ne bashki, pikërisht ne ditën e lindjes së ish-deputetit. Deputeti Igli Cara tha se “Sokol Olldashi ishte sfidues në politikë, dinte te fitonte, por edhe të humbte me nder.” Gjate ceremonise u shfaq edhe nje dokumentar ne kujtim te Olldashit. Vendimi I keshillit bashkiak ishte marre nje muaj me pare, por u prit dita e sotme qe titulli t’i dorezohej familjes. Sokol Olldashi lindi më 17 dhjetor 1972 në qytetin e Durrësit dhe nderroi jete në 20 nëntor 2013 në një aksident të rëndë automobilistik në Krrabë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat