Një shqiptar dëshmitar i pengmarrjes në Australi (Video)

Shqipëria

Një shqiptar dëshmitar i pengmarrjes në Australi (Video)

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:11

hqiptari Dritan Arbana është një prej dëshmitarëve të tmerrit që përjetuan në Sidney të Australisë, ku një emigrant iranian mori peng dhjetëra persona në një kafene.
Në një lidhje me Skype për Ora News, nga Sidney Dritani rrëfeu se si u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë botën.

“Unë isha vetëm 100 metra larg nga kafeneja në Cancel Rail Street ku ndodhi pengmarrja. Isha për një takim pune vetëm pak metra larg. Pengmarrja ndodhi shumë shpejt. Pashë shumë policë të armatosur. Edhe tani ka shumë policë”, thotë ai.

Arbana rrëfen se në Sidney ekziston ende një gjendje frike mes qytetarëve, për shkak të mundësisë së ndonjë sulmi tjetër.

“Normalisht se ka frikë. Instikti i çdo njeriu është të shmangësh metrotë. Dje u evakuua gjithë zona. Por, sot është e gjitha e hapur“ thotë ai.

Ndërkohë, kryeministri Australian, Toni Abot, ka urdhëruar një hetim të hollësishëm për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat