Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Shqipëria

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:55

Nga Vlora, Kryeministri Edi Rama u përcolli të gjithë shqiptarëve kudo ku janë urimet për Ditën e Pavarësisë.

Kremtimi i kësaj dite nisi nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, aty ku 102 vjet më parë Ismail Qemali në krye të delegatëve shpalli pavarësinë dhe u ngrit flamuri shqiptar.

Himni kombëtar u shoqërua me ngritjen e flamurit nga dy sportistët tanë, kampionë bote në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.

Pas ceremonisë shtetërore me praninë e autoriteteve më të larta të vendit, Kryeministri bëri homazhe dhe vendosi një kurorë në vendprehjen e eshtrave të Ismail Qemalit dhe u përkul me ndjenjën më të lartë të mirënjohjes dhe të nderimit për aktin më të lartë kombëtar, pavarësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat