Shkarkohen dy anëtarë të Prokurimeve Publike

Shqipëria

Shkarkohen dy anëtarë të Prokurimeve Publike

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:18

Qeveria shqiptare ka liruar sot nga detyra dy anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në vend të tyre ka emëruar dy të tjerë.

Nga detyra janë liruar Vilma Kruja Kadesha dhe Denis Martopulla dhe në vend të tyre u emëruan Juliana Hoxha dhe Spiro Kuro.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, thuhet se lirimi i dy zyrtarëve dhe më pas zëvendësimi i tyre u me vendim të Këshillit të Minsitrave, mbështetur te neni 100 i Kushtetutës, pika 2, të nenit 19/2, të ligjit nr.964 e 117, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat