Prokuroria merr në hetim 4 ish zyrtarë të ALUIZNI-t

Shqipëria

Prokuroria merr në hetim 4 ish zyrtarë të ALUIZNI-t

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:31

Këto ndërtesa që u prishën nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ishin legalizuar nga ALUZNI i Tiranës
Legalizimi i tyre, është cilësuar nga prokuroria si e paligjshme, duke ngritur kështu akuzën e “shpërdorimi të detyrës” për 4 ish-zyrtarët e ALUZNI-t në kryeyqtetet.

Sipas prokurorisë, për legalizimin e këtyre 8 objekteve tregtare që tashmë janë shembur në afërsi të sheshit “Nënë Tereza”, prokuroria ka marr në hetim ish-drejtorin Florijan Hajdinaj dhe shefin e legalizimeve Artur Skela si dhe dy ish-punonjësit e këtij institucioni që kanë miratuar procedurat e aplikimit për legalizimin e tyre. Prokurorët thonë se këto objekte, janë legalizuar gjatë periudhës qershor-shtator të vitit 2013 dhe janë në kundërshtim me ligjin. Referuar vendimit me nr.180 të Këshillit të Ministrave i miratuar në vitin 2000 sipërfaqja e parkut pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe Gardës së Republikës është cilësuar si pjesë e Ansamblit dhe Monumentit të Kulturës. Sipas këtij vendimi, nuk lejohet ndërtimet pranë kësaj hapësire dhe nuk duhet miratuar as legalizimi. Referuar vendimit të qeverisë, edhe në planin e përgjithshëm të urbanistikës së Bashkisë së Tiranës, e cila me vendimin nr.1 të datës 15 shkurt 2013 e ka parashikuar këtë zonë për ndërtime me karakter sportive, kulturore dhe shkencore.

Në asnjë rast, nuk thuhet se këtu lejohet ndërtime për arsye tregtare dhe biznesi. Hetuesit thonë, se pavarësisht këtyre vendimeve 4 ish-zyrtarët e ALUIZNI-t i kanë legalizuar këto ndërtesa. Pas legalizimit, pronarët e këtyre biznesve, që tashmë janë prishur i kishin hipotekuar edhe me çertifikat pronësie, duke detyruar qeverin t’i dëmshpërblej pas prishjes.

Sipas prokurorisë, legalizimi i këtyre 8 ndërtesave në mënyrë të paligjshme, ku vetëm 7 prej tyre janë prishur nga INUK-u e ka detyruar qeverin të dëmshpërblej pronarët që kisshin hipotekuar këto prona. Me legalizimin e tyre nga 4 ish-zyrtarët e ALUIZN-it qeveria duhet të dëmshpërblej, që sipas prokurorisë, shtetit i është shkaktuar një dëm i konsederushëm financiar. Përveç këtyre 8 objekteve, hetuesit thonë se po verifikohen edhe 130 objekte të tjera që dyshohet se janë legalizuar në Tiranë në kundërshtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat