Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka vonuar të urojë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Gjithashtu, Rama ka njoftuar edhe mbajtjen të shtunën mbrëma të Festivalit të Dritave.
“Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën”, ka bërë të ditur kryeministri.
Gjatë ditës shefi i qeverisë shqiptare do të jetë i angazhuar në aktivitete të ndryshme, si në Tiranë ashtu edhe në qytetin e Vlorës, ku 102 vjet më parë u ngrit dhe flamuri nga Ismail Qemali. Në nder të kësaj figure në qytetin bregdetar do të mbahen homazhe.