AMA, dy anëtarët e opozitës letër bojkoti

Shqipëria

AMA, dy anëtarët e opozitës letër bojkoti

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:07

Dy anëtarët në Autoritetin e Medias Audiovizive, Suela Musta dhe Sami Neza deklaruan dje se nuk do të marrin pjesë në asnjë mbledhje të institucionit pa u kthyer ligjshmëria.

Përmes një letre, dy anëtarët e votuar nga Kuvendi kanë shprehur të gjithë qëndrimin e tyre.

“Duam t’ju vëmë në dijeni për pezullimin që do i bëjmë pjesëmarrjes sonë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit të AMA-s, për shkak të cenimit të integritetit të këtij Këshilli. Gjykojmë se pjesëmarrja jonë në Këshill nuk mund të kthehet në alibi për paligjshmërinë e krijuar gjatë procesit të zgjedhjeve të dy anëtarëve të rinj, e më pas të kryetarit të AMA-s”, thuhet në letër.

Sipas tyre kjo paligjshmëri startoi me procedurat e përzgjedhjes në komision në shkelje të neneve 9 dhe 10 të ligjit 97/2013 për mediat audiovizive të Republikës së Shqipërisë. Si një institucion rregullator për mediat elektronike, AMA e ka të vështirë të kryejë veprimtarinë duke siguruar ndërkohë edhe sigurinë e publikut si një institucion i pavarur nën drejtimin e një këshilli me konstatim të qartë ligjor dhe etik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat