Ish-Guvernatori, Adrian Fullani i përfshirë në një tjetër skandal financiar?!

Shqipëria

Ish-Guvernatori, Adrian Fullani i përfshirë në një tjetër skandal financiar?!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:05

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga komunikimi zyrtar i akuzës së Prokurorisë ndaj ish-Guvernatorit Adrian Fullani, të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Hetimet ndaj ish-guvernatorit janë drejt fundit, por ato janë shtruar në një tjetër drejtim, përveç vjedhjes së thesarit. Sipas A1 Report, ish-Guvernatori Fullani ka krijuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për financat e shtetit.

Bëhet fjalë për gjashtë tenderë të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, dhe një dëm ekonomik që edhe pse jo me një shifër zyrtare, përllogaritet të jetë afro 3 milionë euro, shkruan Shekulli.

Kjo është një shifër jashtë asaj të 713 milionë lekëve të vjedhura nga Ardian Bitraj, dhe për të cilën po hetohet Ardian Fullani si përgjegjësi kryesor për këtë dëm ekonomik, shkaktuar financave të shtetit.

Pasi Prokuroria t’i komunikojë akuzën Fullanit, ku i fundit pritet të pyetet për herë të parë, pas 5 muajve hetime.

Grupi hetimor ende nuk ka arritur të zbulojë se ku përfunduan 713 milionë lekët e deklaruara të vjedhura nga Adrian Bitrajt ish-përgjegjësi i arkës për veprim në thesarin e bankës në Linzë.

Së bashku me mbylljen e hetimeve ndaj Fullanit dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, Prokuroria konfirmon se në fillim të dhjetorit do përfundojë dhe dosja për Adrian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe nipin e Bitrajt, Klevis Betja.

Sot ishte seanca e dytë për 15 të pandehurit që janë akuzuar për vjedhjen e thesarit. 10 prej tyre kërkuan gjykim të shkurtuar së bashku me ish-drejtorin Dorian Çollaku, ndërsa ish-Insepktorja Elivar Golemi kërkoi veçimin e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat