Përndiqte motrën e dhëndrit të Berishës, procedohet 35-vjeçari

Shqipëria

Përndiqte motrën e dhëndrit të Berishës, procedohet 35-vjeçari

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:45

Një 35-vjeçar u procedua penalisht, pasi akuzohet se përndjek motrën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit.

Policia e Tiranës njoftoi se shtetasi me inicialet P.K., do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Procedimi ndaj këtij shtetasi, nisi pas denoncimit të motrës së Jamarbër Malltezit pranë uniformave blu.

Sipas Policisë së kryeqytetit, shtetasi P.K. ishte fiksuar pas zonjës Malltezi dhe e ndiqte atë kudo, në rrugë, në shtëpi, madje dhe në ambientet e punës.

Motra e Jamarbër Malltezit është zv.dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat