Balla: Xhalal Mziu, debitor ndaj OSHEE-së

Shqipëria

Balla: Xhalal Mziu, debitor ndaj OSHEE-së

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:51

Ylli i protestës së Lulit dhe Saliut kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, nuk ka paguar energjinë elektrike as në shtëpi, as në Bashki.

Kjo është akuza e sotme e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas njoftimit për shtypin, Mziu është debitor në pagimin e faturave të energjisë elektrike, dhe të dhënat e debisë deri me datë 26.11.2014 për shtëpinë e Xhelal Mziut (përfshirë fatura) janë 1139377 lekë.

Vlera e debisë së Bashkisë Kamzë ndaj OSHEE deri më datë 26.11.2014 është 436523766 lekë. Sipas Ballës, kjo është arsyeja pse Basha dhe Berisha protestojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat